Napoli nuk njeh rival në Itali, gjunjëzon edhe Romën në “Olimpico”

Futboll

Napoli nuk njeh rival në Itali, gjunjëzon edhe Romën në “Olimpico”

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:39
Pamje nga ndeshja

Napoli nuk njeh rival në Serie A, ka shënuar nëntë fitore dhe dy barazime në 11 ndeshjet e deritashme.

Napolitanët triumfuan me rezultat 1:0 ndaj Romës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Në minutën e 83-të, Osimhen nga një pozitë e vështirë, godet bukur dhe në shtyllën e dytë (në këndin e djathtë) duke ia siguruar fitoren skuadrës së tij.

Trajneri Luciano Spalletti po shënon rezultatet më të mira me Napolin.

Pas javës së 11-të, Napoli udhëheq renditjen me 29 pikë, duke lënë pas Milanin me 26, Lazion 24, Atalantën 24, Romën 22, Udinesen 21, Interin 21, Juventusin 19 pikë etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat