Clement Lenglet, aktualisht i huazuar te Tottenham nga Barcelona, ka bërë krahasime mes Harry Kane dhe Lionel Messit.
Mbrojtësi francez ka shpjeguar se beson se Kane do të jetë gjithmonë lojtar i Tottenham-it, edhe nëse ai largohet nga klubi, në një mënyrë të ngjashme me atë se si Messi mbetet sinonim i Barcelonës pavarësisht kalimit të tij në Paris Saint-Germain.
“Kur qëndroni për një kohë të gjatë në të njëjtin vend dhe arrini kaq shumë gjëra të mira me klubin, do të thotë që ju bëheni pjesë e këtij klubi. Fytyra juaj është e lidhur me klubin.
Për mua, Messi është gjithmonë lojtar i Barcelonës. Për Harry-n, është e njëjta gjë.”-tha për mediet angleze Lenglet.