Ishin skuadrat e vetme sivjet në Serie A që nuk kanë arritur asnjë fitore në dhjetë ndeshje.
Megjithatë, ecurinë e keqe e prishi Sampdoria, me shënim të Colley pak para fundit.
Sidoqoftë, mundësi të artë lëshoi Cremonese, sepse vetëm pas shtatë minutave lojë, Dessers humbi penalltinë.
Të dyja këto skuadra vazhdojnë të jenë në zonën e rënies në kampionatin italian.
Sfida tjetër e të hënës në Serie A u zhvillua mes Sassuolo e Verona.
Ceccherini shënoi në start për mysafirët, e më pas Lauriente e Frattesi i dhanë fitoren 2 me 1 ekipit vendës.
Zouma e Benrahma ndihmuan West Hemin të fitojnë ndaj Bournemouth në Premier Ligë.
Ata ishin shënuesit, duke i mundësuar pikët e plota ekipit vendës, ku tash West Ham është në vendin e dhjetë, kurse Bournemouth në të 14-in.
Në La Ligën spanjolle, Celta Vigo e Getafe ndanë pikët.
Unal shënoi për mysafirët, kurse në fund Aidoo barazoi.