Martinez tregon nëse Interi është në garë për titull të kampionit!
Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez mendon se skuadra e tij, ka humbur shumë pikë në garën për titull të kampionit në Serie A.
‘Nerazurët’ aktualisht ndodhen në pozitën e shtatë me 21 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri i tabelës, Napoli.
Sulmuesi argjentinas thotë se skuadra e tij, synon të rikuperon sa më shumë pikë.
“TItulli? Jo, sepse kemi humbur shumë pikë të rëndësishme, kështu që mendojmë vetëm të rikuperojmë sa më shumë pikë”, ka thënë Martinez për mediat italiane.