Presioni nga tifozët, Tirana rikthehet në “Selman Stërmasi”. Ja kur do të luhet ndaj Kukësit!
Ndryshon sërish axhenda e javës së 10-të të Kategorisë Superiore.
Tirana-Kukësi do të luhet ditën e dielë, në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet për shkak se klubi bardheblu dëshiron pjesëmarrjen e shumtë të tifozëve në stadium.
Kjo ndeshje ishte programuar për tu luajtur po të dielën, por në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45.
Vlen të theksohet se nuk pëson asnjë ndryshim asnjë duel tjetër i javës së parë të fazës së dytë.