Kejn-Bajern vazhdon të mbetet pikë diskutimi ende, edhe pse merkatoja e transferimeve gati po bën dy muaj që është mbyllur. Salihamixhiç pas largimit të bomberit polak e ka shfaqur hapur mbështetjen e tij në favor të sulmuesit të përfaqësuese së “Tre Luanëve”, Herri Kejn.
29- vjeçari ka tipare të ngjashme me Levën, çka do të thoshte bast i sigurt, por qëndrimi i Totenhemit dhe kostoja e transferimit nuk i lanë shumë vend për analizim një opsioni të tillë.
Boshnjakut duket se ende nuk i është shuar dashuria ndaj Kejnit: Herri është fenomenal. E dua atë lojtar për gjithçka që jep në fushë. Jo vetëm në fazën ofensive, por edhe ndërtimin e aksioneve nga mbrapa apo në mbrojtjen e rezultatit kur ekipi ka nevojë për ndihmën e tij”, pohonte i ngazëllyer për “Talksport” 45-vjeçari.
Kejn është i lidhur me klubin aktual deri në vitin 2024, por deklarata të tilla pasqyrojnë se tundimet e gjigantëve nga Mynihu mund të nisin më shpejt nga sa parashikohet, madje nga merkatoja e dimrit.