Pse u shty sfida Ballkani - Prishtina?

Futboll

Pse u shty sfida Ballkani - Prishtina?

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 15:52
Pse u shty sfida Ballkani - Prishtina?

Shtyhet për kohë të pacaktuar ndeshja FC Ballkani - FC Prishtina!

"Dueli i xhiros së 14 në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, i paraparë të luhet të dielën në Suharekë, është shtyrë.

Komisioni i Garave i Superligës, ka marrë vendim për ta shtyrë këtë ndeshje për një kohë të pacaktuar.

Arsyeja e shtyrjes ka ardhur për shkak të kërkesës së Ballkanit, ekip që të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” luan ndeshjen në kuadër të Grupit G të Ligës së Konferencës kundër Slavia Pragës.

Për orarin e ri të zhvillimit të ndeshjes Ballkani - Prishtina do të njoftoheni me kohë", njofton FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat