Fiton Ademi është i shprehur i lumtur që shënoi hat-trick në fitoren prej 3-0 të Besës në javën e nëntë të Ligës së dytë ndaj Kozhuvit nga Gjevgjelia.
Ai dy gola i shënoi në pjesën e parë, ndërsa të tretin në pjesën e dytë për rezultatin final 3-0.
“Jam shumë i lumtur që shënova tre gola dhe që ndihmova skuadrën time drejt fitores. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme me rezultate të mira”, tha për Open-TV, 20 vjeçari Ademi.
Pas javës së 9-të, Besa nga Dobërdoli renditet e shtata me 14 pikë.
Në javën e ardhshme do të luajnë derbin e madh lokal kundër Arsimit nga Çegrani.