Arsenal ofron 60 milionë euro

Futboll

Arsenal ofron 60 milionë euro

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:20
Arsenal ofron 60 milionë euro

Sergej Milinkovic-Savic po luan sezonin e tetë me Lazion. Mesfushori është një nga pikat më të forta të skuadrës së Sarrit dhe emri i tij përfundon në qendër të vëmendjes në çdo merkato.

Serbi kërkohet me ngulm nga Juventus në Seri A  por së fundmi raportime interesante vijnë nga mediat britanike.

Arsenal është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e 27 vjeçarit dhe drejtuesit janë të gatshëm të ofrojnë mesfushorin Lokonga dhe 60 milion euro për të siguruar shërbimet e Savic.

Sambi Lokonga po luan sezonin e tij të dytë me topicnjtë. Belgu deri më tani është aktivizuar në gjashtë sfida në Premier League, ndërsa në Europa Leage ai ka qenë titullar i padiskutueshëm për Arsenalin.

Megjithatë drejtuesit e arsenal do ta kenë shumë të vështirë për ta transferuar Savic pasi presidenti i Lazios dëshiron të përfitojë rreth 105 milion paund nga kartoni i tij.

Kontrata e Savic përfundon në verën e vitit 2024 dhe në rast se nuk arrihet një marrëveshje për rinovimin e kontratës, Lazio do të mirëpres ofertat e duhura financiare. Interes për të më parë në Premier League ka shfaqur edhe Man United. Në garë për shërbimet e Savic gjithashtu mbetet edhe Liverpool.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat