Karim Benzema kishte refuzuar ofertat fitimprurëse nga PSG-ja verën qe lamë pas, për t’i hapur rrugën transferimit falas verën e ardhshme tek gjigantët francez, raporton ‘El Nacional’.
Sulmuesi francez, i cili pak ditë më parë fitoi ‘Topin e Artë’, është duke kaluar në formën e tij më të mirë tek Real Madridi.
Megjithatë, reprezentuesi francez verën e ardhshme, mund të largohet nga Madridi për t’u rikthyer në vendlindjen e tij.
PSG siç raportohet, është e gatshme t’ia ofrojë një pagë të majme Benzemas pasi duan ta ndërtojnë dyshen e frikshme në sulm me protagonist Kylian Mbappe-n.
Megjithatë, thuhet se pavarësisht pagave të larta të ofruara nga PSG, Benzema nuk do të nënshkruajë për klubin nga Parisi për shkak të respektit për ish-klubin e tij Lyoni.