Kroati i Milanit para sfidës me Dinamon: S’kam emocione, është lojë

Futboll

Kroati i Milanit para sfidës me Dinamon: S’kam emocione, është lojë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 16:58
Kroati i Milanit para sfidës me Dinamon

Kroati i Milanit, Ante Rebiç sonte do të luajë kundër skuadrës së vendlindjes së tij, Dinamo Zagreb.

Dinamo dhe Milan do të përballen sonte në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat që kërkojnë kualifikimin në rundin tjetër të kësaj garë elitare.

Rebiç thotë se nuk ka emocione që do të luajë kundër Dinamos.

“Nuk kam shumë emocione, vij nga Jugu i Kroacisë. Kam shumë miq këtu, por për mua është një lojë”, ka thënë Rebiç.

Ndeshja Dinamo-Milan nis në orën 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat