Strategu spanjoll Unai Emery zyrtarisht është trajner i ri i Aston Villas.
Emery është pasues i Steven Gerrard, i cili pak ditë më parë u shkarkua pas rezultateve të dobët këtë sezon të garave.
Aston Villa përmes një njoftimi, ka konfirmuar emërim e spanjollit në krye të bankinës së skuadrës. Klubi anglez nuk ka bërë me dije kohëzgjatjen e kontratës me Emeryn, por ka njoftuar se ai do ta marrë drejtimin e skuadrës nga 1 nëntori.
50-vjeçari së fundmi ishte trajner te Villarreali në La Liga. Aston Villa raportohet se ka paguar klauzolën prej 6 milionë eurosh të trajnerit spanjoll, derisa paga e Unai Emeryt te klubi nga Briminghami është thënë se do të jetë rreth 7 milionë euro në vit.