Trajneri i Chelsea vazhdon me vendimet e pakuptueshme

Futboll

Trajneri i Chelsea vazhdon me vendimet e pakuptueshme

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 19:13
Broja

Shumë pritshmëri ishin për aktivizimin e Armando Brojës si titullar në Champions League.

Chelsea do të përballet ndaj Salzburg në transfertë, atje ku kërkon me patjetër fitoren për të siguruar gjithçka sa i përket kalimit të turit tjetër. Por Potter ka vendosur që sulmuesi shqiptar ta nisi sërish nga stoli.

Para tij është zgjedhur sërish aktivizimi i Havertz, një lojtari që është dështimi më i madh te Chelsea në këtë sezon të ri, duke mos bërë asgjë për të fituar vendin e titullarit.

Ndërkohër Broja arriti që të fitonte penalltinë në ato pak minuta aktivizimi në ndeshjen e fundit ndaj Manchester United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat