Mesfushori i Bayern Munichut, Jamal Musiala, thotë se adoleshenti i Barcelonës, Gavi ishte fituesi i merituar i Golden Boy dhe Trofeut Kopa.
Musiala ka insistuar se është i lumtur që sheh mesfushorin e Barcelonës, Gavi, të marrë trofeun Kopa 2022 dhe çmimin Golden Boy, pavarësisht se ishte në garë për të dy çmimet.
Musiala përfundoi i treti në Trofeun Kopa, pas Gavi dhe Eduardo Camavinga, dhe i katërti në renditjen Golden Boy.
“Të gjithë të nominuarit do të kishin dashur të fitonin, por Gavi e meritoi atë”, tha ai për “AS”.
“Ai është një lojtar i madh, i cili gjithashtu po vjen nga një sezon i mrekullueshëm”.
Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, gjithashtu ka vënë në pikëpyetje vendimin për t’i dhënë Gavit trofeun Kopa, ndërsa Alphonso Davies po ashtu mendoi se Musialës i ishte “mohuar” çmimi, por gjermani e ka pranuar vendimin me mirësi.
Me 9 gola në 16 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Musiala ka përmirësuar tashmë rekordin e tij nga sezoni i kaluar (8 në 40 ndeshje).
Asnjë adoleshent tjetër në top-pesë ligat nuk ka shënuar aq shumë gola këtë sezon sa Musiala.