Chelsea kthehet me tre pikë të mëdha nga Saluburgu.
Skuadra nga Londra ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Salzburgut, në takimin e xhiros së pestë të Grupit E të Champions League,
Për Chelsean shënuan Kovaçiq (23') e Havertz (64') dhe për Salzburgun Adamu (49').
Shqiptari Armando Broja u paraqit nga minuta e 76-të.
Chelsea kryeson me 10 pikë duke lënë pas Salzburgun me 6 sosh. Chelsea siguron kalimin më tej.