Vllazninë e viziton një tifoze speciale!
Vllaznia e femrave do të zhvillojë nesër një tjetër ndeshje mjaft të rëndësishme në transfertë, atë kundër Chelseat, e vlefshme për grupet e Champions-it.
Kampionet e Shqipërisë zhvilluan pasditen e sotme, stërvitjen në tokën angleze, teksa e pranishme për të ndjekur nga afër stërvitjen e vajzave shqiptare, ishte dhe motra e Armando Brojës, Xheisi Broja.
Ajo nuk ka nguruar të ndajë me miqtë e saj në “Instagram” teksa shihen futbollistet e Vllaznisë, duke u stërvitur, në stadiumin ku do të luhet dueli ndaj Chelseat.