Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të fazës “Maind Round” në UEFA Futsal Champions League.
Skuadra nga Drenasi ka arritur ta mposhtë skuadrën daneze, Gentofte, me rezultat 4:2.
Ky rreth i garave po zhvillohet në Prishtinë, derisa krahas këtyre dy skuadrave pjesë e Grupit 6 janë edhe Piast Gilwice dhe Stalitsa Minsk.
Golat për Liqenin i shënuan Jakup Ramadani (2’ e 30’), Camilo Sanchez Nagles (28’) dhe Burgos Sandoval Eder (35’), derisa për danezët shënuan Rasmussen (20’), Mustak (28’) dhe Jorgensen (37’).
Ndeshjen e radhës Liqeni e zhvillon sot kundër skuadrës polake, Piast Gliwice.