Futbollisti i Ballkanit përfundon me sukses operimin e ligamentit

Futboll

Futbollisti i Ballkanit përfundon me sukses operimin e ligamentit

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:17
Futbollisti i Ballkanit përfundon me sukses operimin e ligamentit

Skuadra FC Ballkani ka njoftuar se futbollisti Edi Maksutaj e ka përfunduar me sukses operimin e ligamentit.

Maksutaj ishte lënduar në stërvitje dhe pas ekzaminimit mjekësor doli se e kishte këputur ligamentin.

“Lojtari ynë u lëndua në stërvitje dhe pas ekzaminimit mjekësor doli se e kishte këputur ligamentin në të cilin u nevojit edhe intervenimi”.

“Ai iu nënshtrua operacionit sot të cilin e përfundoi me sukses, klubi ynë i dëshiron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat