Mesfushori i Juventusit, Weston McKennie raportohet se është duke i monitoruar nga disa klube të njohura të Premier Leagues.
McKennie duket se është i vendosur të largohet nga Juventusi pasi që ai nuk është pjesë e projektit te Massimiliano Allegrit.
Sipas mediave britanike, Newcastle, Leeds United, Everton dhe Arsenal janë skuadrat e interesuar për reprezentuesin amerikan.
Juve është gati të shesë McKennie për çmimin 20 milionë funte.
24-vjeçari thuhet se do vendos për të ardhmen e tij pas Botërorit ‘Katar 2022’.
McKennie në muajin janar mund të bëhet me klub të ri, dhe siç raportohet, Premier Liga është destinacioni më i mundshëm i amerikanit..