Juventusi ka kaluar një na netët më turpëruese në historinë e tij. Bardhezinjtë janë eliminuar nga Champions League që në fazën e grupeve.
Diçka befasuese, duke marrë në konsideratë kundërshtarët që kishin në grup.
Në media është përfolur shpesh për një dhomë zhveshjeje të përçarë, që nga java në javë e e ka humbur tërësisht atmosferën e grupit.
Por pavarësisht kësaj, lojtarët e Juventusit nuk ngurojnë të tregojnë se janë të bashkuar.
Pas humbjes turpëruese 4-3 ndaj Benfikës, futbollistët janë mbledhur të gjithë bashkë dhe i kanë dhënë kurajo njëri-tjetrit. Një skenë që gjithsesi është konsideruar e shëmtuar nga tifozët, të cilët nuk e quajnë gjë tjetër veçse hipokrizi.