Barcelona - Bayern, formacionet e mundshme

Futboll

Barcelona - Bayern, formacionet e mundshme

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:58
Barcelona - Bayern, formacionet e mundshme

Raundi i parafundit i fazës së grupeve: Barcelona luan shansin e saj të fundit për t`u kualifikuar në fazën me eliminim të Champions League duke pritur Bayern në ‘Camp Nou’.

‘Blaugranët’ nuk janë më zot të fatit të tyre, pas 3-3 të ndeshjes së kaluar, atë ndaj ndaj Interit. Skuadra e Xavi duhet të shpresojë në një hap të gabuar të zikaltërve dhe në të njëjtën kohë të fitojë ndaj bavarezëve, për të shpresuar në kualifikim.

Nga ana tjetër, skuadra e Julian Nagelsmann-it tashmë ka realizuar kalimin për në 16-she dhe do të futet në fushë në Spanjë pas 0-2 në Bundesligë ndaj Hoffenheim, që i çoi bavarezët në -1 nga kryesuesi, Union Berlin, i mundur nga Bochum.

Ndeshja e pare, 2-0 për Bayern, nënshkroi Lucas Hernandez dhe Leroy Sane, në ditën e parë të fazës së grupeve të Champions League.

Xavi rikuperon Gavi por humb Sergi Roberto. Ter Stegen në portë, me Bellerin mbrojtës së bashku me Koundè, Eric Garcia dhe Marcos Alonso. De Jong në mesfushë me Busquets dhe Pedri. Dembélé, Leëandoëski dhe Raphinha do të formojnë repartin e avancuar.

Nagelsmann ende duhet të bëjë pa Neuer dhe mund të përziejë letrat: Ulreich në portë, Pavard (në balotazh me Mazraoui), Upamecano, De Ligt dhe Davies në mbrojtje. Në mesfushë Goretzka me Kimmich, ndërsa Muller, Coman dhe Manè do të jenë pas Choupo-Moting.

Formacionet e mundshme:

Barcelona(4-3-3): Ter Stegen; Bellerin, Koundé, Eric Garcia, Marcos Alonso; De Jong, Busquets, Pedri; Dembélé, Leëandoëski, Raphinha. Trajner: Xavi

Bayern(4-2-3-1): Ulreich, Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies, Kimmich, Goretzka, Coman, Muller, Manè, Choupo-Moting. Trajner: Nagelsmann.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat