Barcelona do të presë sot në “Camp Nou” Bajern Mynihun ndërsa Interi do të përballet me Viktoria Plzen. Që ekipi katalanas të kualifikohet në fazën tjetër duhet që të fitojë kundër bavarezëve.
Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ekipi çek në Itali.
Statistikat nuk e favorizojnë shumë Viktoria Plzen, por mesazhi i mbrojtësit ka ringjallur shpresat e Barçës.
Përpara se të nisej në Milano, mbrojtësi Václav Jemelka u shpreh: “Duam t’ia bëjmë ndeshjen të vështirë Interit. Do të korrigjojmë gabimet që kemi bërë në ndeshjen e mëparshme dhe të tentojmë të shënojmë gol”.
Rikujtojmë që Inter-Viktoria Plzen do të luhet në orën 18:45 ndërsa Barcelona-Bajern në 21:00.