Pavarësisht se Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes se mbrëmshme kundër Benficas (4-3), megjithatë, Massimiliano Allegri, do të mbetet në krye të bankinës së torinezëve.
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Allegri do të mbetet trajner i ‘Zonjës së Vjetër’.
“Bordi i Juventusit do të vazhdojë të mbështesë menaxherin Massimiliano Allegri”, shkruan Romano.
Tekniku italian vazhdimisht ka qenë në presion pasi që juventinët e kanë pasur një start të dobët në këtë sezoni, dhe aktualisht ndodhen në pozitën e tretë në Serie A..