Potoku: Me ndihmën e tifozëve dalim faqebardhë

Futboll

Potoku: Me ndihmën e tifozëve dalim faqebardhë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:40
Potoku: Me ndihmën e tifozëve dalim faqebardhë

Ballkani luan përballë Slavia Prague duelin e fundit shtëpiak në grupet e Conference League, që do të transmetohet në SuperSport 2 duke nisur prej orës 21:00 të së enjtes. Përkrah trajnerit Ilir Daja doli edhe Arbër Potoku në konferencën për shtypin, ku ndër të tjera tha:

“Nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë, e dimë kualitetin e tyre. Ata kanë qenë dhe janë favoritë, pasi dihet çfarë tradite dhe organizimi kanë.

Do të bëjmë maksimumin nesër, me ndihmën e tifozëve shpresojmë të bëjmë një ndeshje siç na ka hije dhe të dalim faqebardhë.

Ndjenjë e papërshkrueshme, është hera e parë që arrij në grupet e Conference League.

Eksperiencë e jashtëzakonshme, krenari dhe nder të përfaqësosh Kosovën me një klub në grupet e Conference League. Eksperiencë e jashtëzakonshme për të gjithë ne lojtarët”, deklaroi 28-vjeçari dardan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat