Incidenti ndaj skuadrës shqiptare, dënohet Buduçnosti i Podgoricës

Futboll

Incidenti ndaj skuadrës shqiptare, dënohet Buduçnosti i Podgoricës

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2022 Në ora: 17:10
Incidenti ndaj skuadrës shqiptare, dënohet Buduçnosti 

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, duke vepruar në bazë të raporteve të Komisionit të Garave të Federatës, ka marrë vendim, ndalohet prania e tifozëve “Barbarët” për katër ndeshje kur luan Buduçnosti i Podgoricës si mysafirë, për shkak të shqetësimeve të shkaktuara nga tifozët e tyre të organizuar gjatë ndeshjes së javës së 12-të Meridianbet 1. CFL, mes skuadrës shqiptare Deçiqi dhe asaj malazeze Buduçnosti.

Buduçnosti u dënua për shkak se “Barbarët” kundër Deçiqit në Zllaticë, hodhën mjete piroteknike në fushë, gjë që solli ndërprerjen e lojës.

Komisioni Disiplinor vendosi një gjobë prej 500 euro për OFK Petrovac për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes.

Gjithashtu, trajneri i Petrovacit, Mladen Lambuliq, është gjobitur me 400 euro për sjellje josportive – fyerje ndaj gjyqtarëve të ndeshjes pas përfundimit të ndeshjes së javës së 11-të Meridianbet 1.CFL, e luajtur mes Buduçnostit dhe Petrovacit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat