Pas Real Madridit, është Liverpool një tjetër klub i madh që është hedhur në sulm për yllin e Tottenhamit, Son Heung-min.
Menaxheri i ‘The Reds’ Jurgen Klopp dëshiron ta forcojë akoma më shumë repartin e sulmit, dhe siç raportojnë mediat britanike, anësori i ‘Spurs’ është cak i Liverpoolit.
Liverpool aktualisht po përballet me një krizë lëndimesh në repartin e tyre sulmues, andaj Klopp kërkon një tjetër sulmues.
Son nga Liverpooli shihet si lojtar ideal për sulmin e ‘The Reds’.
Ndryshe, Son është duke u monitoruar edhe nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.