Në shtete të ndryshme të Kontinentit të Vjetër po ashtu edhe në Skandinavi, është një numër i madh i sportistëve shqiptarë që paraqiten me sukses, sidomos në lojën më të popullarizuar në botë, në futboll.
Një emër që po shquhet për grupmoshat e reja në Gjermani është edhe 16-vjeçari nga Kosova, Flamur Idrizi.
Talenti shqiptar luan me sukses në petkun e ekipit Djk Ingolstadt U17.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/October/26/auto_312906316_453646783425269_973090871822853983_n1666807403.jpg)
Idrizi është i shpejt, ka goditje të forta, driblues dhe i frikshëm para portierëve kundërshtarë.
Treguesi më i mirë është se në edicionin e kaluar ka qenë golashënuesi numër një.
Idrizi si synim e ka që me punë, angazhim dhe lojëra të mira, të arrijë rezultate sa më të mirë me ekipin e tij.
Si çdo shqiptar, edhe Idrizi ka synim një. ditë që të paraqitet në fanellën e kombëtares së Kosovës.
“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për futboll?
Flamur Idrizi: Kur isha pesëvjeçar, bashkë me motrën time ushtronim tenis. Afër fushës së tenisit, ishte edhe një ekip duke luajtur futboll,. Si i pash djemtë duke luajtur, i thash babait, ky është sporti im, këtu duhet të më lajmërosh, Me vite, dashuria për futbollin më është rritur dhe do të rritet akoma.
“Bota sot”: Luani për ekipin Djk Ingolstadt U17, cilat janë synimet me ekip?
Flamur Idrizi: Duam të luajmë në ligën më të lartë. Synojmë rezultate sa më të mira.
“Bota sot”: A i frikësoni konkurrencës në ekip?
Flamur Idrizi: Më shumë stërvitje dhe ambicie, mendoj që nuk duhet të frikësohem.
“Bota sot”: Sa keni mundësi që të përcillni futbollin e Kosovës?
Flamur Idrizi: Me padurim i pres lojërat e ekipit tonë, me të cilët krenohem.
“Bota sot”: Cilët janë rivalët më të mëdhenj të Djk Ingolstadt U17 në rangun që garoni?
Flamur Idrizi: Rivalët tanë janë SV Heinstetten dhe Kirchheimer SC.
“Bota sot”: A synoni që një ditë të paraqiteni në fanellën e Kombëtares së Kosovës?
Flamur Idrizi: Kjo është dëshira ime më e madhja.
“Bota sot”: Cilin futbollist e keni idhull dhe cilën skuadër e simpatizoni?
Flamur Idrizi: Pedri - është gjithmonë në vendin e duhur dhe sigurisht Barcelona.
“Bota sot”: Sa është vështirë të luash në Djk Ingolstadt U17, sa jeni të kënaqur me kushtet dhe hapësirën në fushën e lojës?
“Flamur Idrizi: Jam shumë i kënaqur me kushtet, ekipin dhe trajnerët.
“Bota sot”: A e keni mbështetjen e familjes në futboll, kush iu motivon më shumë?
Flamur Idrizi: Familja ime asnjëherë nuk ndalen duke me mbështetur në futboll, duke ia nisur nga ndihma emocionale deri te ajo financiare.