Piketohen dy përforcime për janarin

Futboll

Piketohen dy përforcime për janarin

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 00:19
Piketohen dy përforcime për janarin

Newcastle United e ka nisur shumë mirë këtë sezon futbollistik.

“Magpies”, pas 12 javëve të para, renditen në vendin e katërt me 21 pikë (5 fitore, 6 barazime dhe një humbje), duke hedhur kandidaturën për një vend në zonën Champions.

Por ambiciet e pronarëve arabë janë të mëdha. Në janar drejtuesit e Newcastle kanë ndërmend të kryejnë disa përforcime tepër cilësore dhe lojtarët e piketuar janë mesfushorin e Leicester City-t James Maddison dhe anësorin e Bayer Leverkusenit, Moussa Diaby.

Të dy këta lojtarë po spikatit në skuadrat respektive, madje Diaby që nga viti i kaluar është grumbulluar në përfaqësuesen e Francës nga Deschamps, që e ka aktivizuar në tetë ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat