Kur Henrikh Mkhitaryan ka realizuar për Interin ndaj Viktoria Plzen ai nuk ka kontribuar vetëm për fitoren e ekipit, por ka bërë edhe një arritje personale.
Gjashtë golat e Mkhitaryan në Champions League janë shënuar për katër klube të ndryshme: Shakhtar Donetsk, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Inter.
Vetëm Zlatan Ibrahimovic dhe Hernán Crespo kanë shënuar për disa ekipe të ndryshme në këtë kompeticion.
Inter ka realizuar fitore me rezultat 4-0, duke u kualifikuar në fazën tjetër të garës.