Futbollisti përfundon në gjyq!

Futboll

Futbollisti përfundon në gjyq!

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:21
Futbollisti përfundon në gjyq!

Moussa Sissoko, ish-futbollisti i Newcastle, Tottenham, por edhe Watford në Premier League ka përfunduar në gjykatë për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Mesfushori që tashmë aktivizohet në Ligue 1 me ekipin e Nantes, ka neglizhuar faturat e energjisë duke detyruar kompaninë ta dërgojë për një ballafaqim në gjykatë.

Sipas asaj që pretendohet nga kompania Yu Energy, Sissoko i detyrohet atyre shumën e 61.700 paundëve.

Ky borxh duket se vjen nga periudha e Sissoko tek Watford teksa lojtari në atë kohë jetonte në një apartament luksoz me vlerë prej 3 milionë paund ndërsa nga klubi përfitonte plot 80.000 paund në javë.

Gjithsesi, tashmë 33-vjeçari nëpërmjet vendimit të gjykatës shumë shpejt pritet të paguajë detyrimet ndaj kompanisë së energjisë elektrike, e cila ka shprehur bindjen se Sissoko nuk do t’u shpëtojë dhe se do ta ndjekin lojtarin edhe në Francë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat