Klopp: Kualifikimi është arritje e madhe

Futboll

Klopp: Kualifikimi është arritje e madhe

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 12:02
Klopp

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe kualifikimin në rundin tjetër në Ligë e Kampionëve.

‘The Reds’ mbrëmë mundën Ajaxin (0-3), duke siguruar kalimin në rrethin tjetër.

Strategu gjerman thotë se kualifikimi është një arritje e madhe për skuadrën e tij.

“Patëm një gjysmë ore të parë të vështirë, ku Ajaksi ushtroi shumë presion.

Na duhej të mbroheshim me shumë pasion në ato momente, por në rregull. Bëhet fjalë për një ndeshje në transfertë në Ligën e Kampioneve dhe ti duhet t’i kalosh këto faza”, tha ai.

“Jemi kualifikuar në fazën me eliminim direkt dhe unë nuk do ta marr kurrë këtë si të mirëqenë. Është një arritje e madhe. Jemi të sfilitur, por ndjehemi shkëlqyeshëm”, theksoi Klopp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat