Giovanni Simeone iu bashkua Napolit këtë verë nga Verona me formulën e huazimit.
Ëndrra e tij më e madhe ishte të luante në Champions League teksa argjentinasi jo vetëm e realizoi atë me fanellën e të kaltërve, por ia ka dalë edhe të shënojë katër gola në fazën e grupeve duke barazuar një rekord të mbajtur nga babai i tij, Diego Simeone.
Sulmuesi ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para të Champions, ashtu siç bënte babai i tij dikur, duke u shndërruar në argjentinasin e dytë që e arrin diçka të tillë. Në fakt, Simeone nuk dinte asgjë për rekordin e babait të tij, ndërsa e mësoi atë vetëm në intervistën pas ndeshjes.
“Kush është argjentinasi tjetër para meje që ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e para të Champions? Më keni gjetur të papërgatitur. Ndoshta Lavezzi? Babai im?
Jo, nuk e dija. Nuk e kisha menduar kurrë. E di që ai u eliminua me Atleticon, por besoj do të jetë i lumtur për mua”, u shpreh Giovanni Simeone.