Stafi mjekësor i Napolit ka sjell risi sa i përket gjendjes fizike të Amir Rrahmanit.
Futbollisti kosovar është duke i vazhduar terapitë pas tërheqjes muskulore që e pati.
Klubi italian do ta vlerësojë gjendjen e tij në ditët në vazhdim, me kujdes të shtuar dhe pa u ngutur, për t’i dhënë më pas detajet e sakta.
Sidoqoftë, mediat italiane raportojnë se përfaqësuesi i Kosovës mund të rikthehet në fushën e blertë mes xhiros 13 dhe 14 të kampionatit, pra në atë periudhë.
Kështu, i bie se 28 vjeçari do të pushojë edhe 10-15 ditë.
Rrahmani nuk do ta ngut rikthimin e tij dhe do të zbresë në fushën e blertë veç kur të jetë i gatshëm 100 për qind.
Ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës në dy sezonet e fundit është njëri prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Luciano Spalletti.
Deri në rikthimin e tij, pozitën e qendërmbrojtësit titullar do ta mbulojë Juan Jesus, i cili pritet të luajë në xhiron e 12-të.