Ndeshja metropolitane midis Atletiko Madrid dhe Bajer Leverkusen kishte përfunduar kur Klement Turpin, arbitri i ndeshjes, u alarmua nga dhoma VAR për një incident në zonën e ekipit gjerman.
Një lojtar kishte prekur topin me dorë dhe pas rishikimit të lojës në monitor, vendosi të sinjalizojë penallti.
Menjëherë Karrasko kapi topin për të gjuajtur penalltinë. Por shoku i tij i skuadrës Zhoao Feliks i kërkoi ta gjuante ai për shkak se hyri në minutën e 86-të të lojës dhe ishte shumë i freskët.
Por Karrasco ishte i sigurt dhe ia mohoi këtë mundësi portugezit. Për shkak të humbjes së penalltisë tashmë Atletiko ndodhet jashtë Champions-it.