Shkupi me humbje e nisi turneun e Ligës së kampionëve

Futboll

Shkupi me humbje e nisi turneun e Ligës së kampionëve

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 15:25
Shkupi me humbje e nisi turneun e Ligës së kampionëve

Kampioni i Maqedonisë në futsal, Futsal Shkupi, me humbje e nisi turneun kualifikues nga faza kryesore e Ligës së Kampionëve të UEFA-s në Futsal, i cili nga sot po mbahet në Shkup.

Futsal Shkupi në xhiron e parë humbi me rezultat 9:2 ndaj përfaqësuesit të Luksemburgut, skuadrës Differdange.

Leveski ishte shënuesi i të dy golave ​​për ekipin tonë, i cili pati një deficit të madh që në pjesën e parë (7:1).

Për sot, në xhiron e dytë, Shkupi do të mundohet të arrijë rezultat më të mirë në ndeshjen me sllovakët e Luchenec, i cili sot në ndeshjen e parë në grup luajti 2:2 ndaj Hrudim nga Çekia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat