Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me Manchester United, pasi u dënua nga trajneri Ten Hag.
Së fundmi ylli portugez ka investuar sërish në prona, duke blerë një super rezidencë në Portugali.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez blenë një pronë në rajonin e Cascais të Portugalisë dhe vlera e vilës së tyre të re është rreth 11 milionë euro, por me rimodelimin dhe të gjithë ndërtimin, ajo arrin një çmim prej 21 milionë dollarësh.
Rezidenca e yllit portugez u bë shtëpia më e shtrenjtë në Portugali dhe tani është në ndërtim e sipër, ndaj ka të ngjarë që Georgina Rodriguez dhe Cristiano të jetojnë aty në vitin 2023 në pronën e tyre ekskluzive në Quinta da Marinha, një nga zonat më prestigjioze të banimit të e ashtuquajtura Riviera Portugeze, e cila përfshin qytetet e bukura të Cascais, Estoril dhe Sintra.