Humbjet nuk pëlqehen asnjëherë, madje as në rastet kur ato nuk kanë aspak vlerë.
Ky ishte rasti i Realit të Madridit, i cili u mund të martën në Ligën e Kampioneve përballë Leipzigut 2-3 në Gjermani.
Madrilenët kanë zhgënjyer, veçanërisht në 20 minutat e pjesës së parë kur kanë marrë dhe dy golat e parë. Një përgjumje kolektive që, që nuk ka mbetur nga protagonistët në fushë dhe jashtë saj.
Mbrojtësi gjerman i Realit, Antonio Rydiger e ka pranuar që Reali ka gabuar në fillimin e takimit, që më pas ka kushtëzuar të gjithë mbarëvajtjen e ndeshjes.
“Në 20 minutat e para ishim të fjetur.
Kemi pësuar dy gola shumë të thjeshtë dhe kjo e ndërlikoi më pas të gjithë ndeshjen. Natyrisht që duhet të bëjmë analizë, por nuk ka asnjë justifikim, duhet të kishim fituar në Lajpcig dhe ta kishim siguruar që atje vendin e parë në grupe.
Gjithsesi nga kjo humbje kemi marrë një mësim se në Ligën e Kampioneve nuk ka asnjëherë vend për pushim”, ka thënë mbrojtësi i Realit.