Arsenali ka pësuar humbje me rezultat 2:0 në Eindhoven nga skuadra holandeze PSV, në takimin e xhiros së pestë të Grupit A të Europa League në futbol.
Arsenali me gjithë humbjen mbetet lider në grup me 12 pikë, ka 2 më shumë se PSV, të dyja kanë siguar kalimin më tej.
Futbollistët Veerman (56') e de Jong (63'), shënuan për fitoren e PSV-së.
Granit Xhaka u paraqit titullar për Arsenalin dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të.