Zurich sonte si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj ekipit norvegjez Bodo/Glim.
Për Zurich shënoi Boranijaseviq (57'), Marchesano (90+4’) e dhe për Bodon Pellegrino (45+1).
Fidan Aliti, Blerim Xhemaili, Lindrit Kamberi, u paraqitën standardë për Zurich-un.
Xhemaili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 63-të dhe u zëvendësua në atë të 71-tën dhe Aliti në minutën e 84-të.
Pas pesë xhirove në Grupin A në Europa League, Arsenali kryeson me 12 pikë, pasojnë PSV me 10, Bodo 4 dhe Zurich 3 pikë.