Ballkani dëmtohet për një penallti të pastër, Slavia fiton me fat!

Futboll

Ballkani dëmtohet për një penallti të pastër, Slavia fiton me fat!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 tetor 2022 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 22:57 më 27.10.2022
Pamje nga ndeshja

Ballkani nuk e meritoi humbjen

Ballkani i Therandës ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Slavia e Pragës, në takimin e xhiros së pestë të Grupit G të Conference League në futboll.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, është dëmtuar për një penallti të pastër në minutën e 56-të, ndërsa Ermal Krasniqi është largua nga loja pasi u lëndua dhe gjyqtari danez Krogh nuk e ka vërejtur faullin ndaj tij në 16-sh.   

Në fillim të pjesës së parë Ballkani i pafat, pasi që Meriton Korenica në minutën e tretë, pati rast shumë të mirë por portieri i skuadrës çeke mezi shpëtoi portën e tij.

Në minutën e 17-të, Peter Olayinka (Slavia Pragë) nuk arrin të ruajë gjakftohtësinë e tij dhe shpërdoron një mundësi të artë për të shënuar nga brenda zonës së penalltisë pasi gjuajti topin mbi traversë. 

Në fund të pjesës së parë Ermal Krasniqi i vetmuar humb një rast ideal duke gjuajtur jashtë shtyllës së majtë të skuadrës çeke.

Në minutën e 56-të, Ermal Krasniqi u lëndua, ndërsa gjyqtari nuk e vërejti faullin dhe kjo shkaktoi pakënaqësi të shikuesit. Ballkani dëmtohet për një penallti të pastër, mëkat që nuk ka pas VAR. 

Në minutën e 71-të, Ballkani me fat, Ewerton (Slavia Prague) godet dhe gati sa futet topi në rrjetë.

Në minutën e 76-të, Ondrej Lingr nga afërsia shënon me kokë duke e shfrytëzuar edhe neglizhencën e mbrojtjes vendase, 0:1.

Albin Berisha i pafat, goditja e tij mezi e mbrojti portier Kolar duke shpëtuar gol të sigurt në minutën e 90-të. 

Në minutën e 90+1, kapiteni Edvin Kuç vetëm e gjuan drejt në portier. 

Sivasspor kryeson me 10 pikë, duke lënë pas Cluj 7, Slavian 7 dhe Ballkanin me 4 pikë.  Ballkani edhe pse i humb shpresat me lojërat që ka treguar, ka befasuar të gjithë për të mirë.  

Ballkani Slavia 0:1

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.000. 
Gjyqtar: M. Krogh (Danimarka).
Shënues: Lingr (75’).
Kartona të verdhë: Potoku, Korenica, Emërllahu Dellova, Berisha, Kuç, Thaqi -  Tiehi, Usor.
Ballkani: Frashëri, Kuç, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Emërllahu (Sinani 75’), Potoku, Zyba (Bekteshi 66’), Korenica, Krasniqi (Berisha 61’) dhe Rrahmani.
Sllavia:  Kolar, Masopust, Kacharaba, Ousou, Jurasek, Tiehi (Ewerton 55’), Dorley, Doudera, Lingr (Tecl 80’), Olayinka dhe Sor (Usor 64’).

Atmosferë e zjarrtë

(E plotësuar) - 88' Pak shpresa për Ballkanin.

 85' Ndeshja po shkon drejt fundit.

75' Ondrej Lingr nga afërsia shënon me kokë duke e shfrytëzuar edhe neglizhencën e mbrojtjes, 0:1.

74' Lojë e fortë.

Në minutën e 71-të, Ballkani me fat, Ewerton (Slavia Prague) godet dhe gati sa futet topi në rrjetë.

70' Slavia po tenton të sulmojë.

68’ Lojë me ritëm, barazimi asnjërës skuadër nuk i shkon përshtati.

Ballkani Slavia 0:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.000. 
Gjyqtar: M. Krogh (Danimarka).
Kartona të verdhë: Potoku, Korenica, Emërllahu-  Tiehi
Ballkani: Frashëri, Kuç, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Potoku, Zyba (Bekteshi 66’), Korenica, Krasniqi (Berisha 61’) dhe Rrahmani.
Sllavia:  Kolar, Masopust, Kacharaba, Ousou, Jurasek, Tiehi (Ewerton 55’), Dorley, Doudera, Lingr, Olayinka dhe Sor (Usor 64’).

62' Gjyqtari nuk e vërejti një faull ndaj Krasniqit dhe shkaktoi hidhërim të tifozët.

58' Lëndohet Ermal Krasniqi, Ilir Daja ndëshkohet me karton të verdhë. Krasniqi i rrëmben topin kundërshtarit dhe rrëzohet në zonë, gjyqtari nuk referon penallti të pastër.

55' Ballkani angazhohet maksimalisht.

47' Nuk ka gola.

Përfundon pjesa e parë, një lojë e mirë nga të dy palët.

45+2 Ermal Krasniqi i vetmuar humb një rast ideal duke gjuajtur jashtë shtyllës së majtë.

Ballkani Slavia 0:0

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: M. Krogh (Danimarka).

Kartona të verdhë: Potoku, Korenica, Kuç -  Tiehi

Ballkani: Frashëri, Kuç, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Potoku, Zyba, Korenica, Krasniqi dhe Rrahmani.

Sllavia:  Kolar, Masopust, Kacharaba, Ousou, Jurasek, Tiehi, Dorley, Doudera, Lingr, Olayinka dhe Sor.

41' Nuk ka gola edhe më tej.

35' Lojë me ritëm.

29' Të dyja ekipet e kërkojnë golin.

24' Slavia mjaft e rrezikshme.

20' Ndeshje e luftuar.

17' Peter Olayinka (Slavia Pragë) nuk arrin të ruajë gjakftohtësinë e tij dhe shpërdoron një mundësi të artë për të shënuar nga brenda zonës së penalltisë pasi gjuajti topin mbi traversë. 

Ballkani Slavia 0:0
Gjyqtar: M. Krogh (Danimarka)

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 12.000. 
Ballkani: Frashëri, Kuç, Ar. Thaqi, Jashanica, Dellova, Emërllahu, Potoku, Zyba, Korenica, Krasniqi dhe Rrahmani.
Sllavia:  Kolar, Masopust, Kacharaba, Ousou, Jurasek, Tiehi, Dorley, Doudera, Lingr, Olayinka dhe Sor.

15' Rreth 12 mijë shikues në stadium, atmosferë e bukur.

12' Ballkani po dëshmon lojë të mirë.

6' Lojë e mirë mes Ballkanit dhe Slavias.

3' Albion Rrahmani rast shumë të mirë por portieri i skuadrës çeke mezi shpëton portën e tij.

2' Nuk ka gola.

1' Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare, ja si do përballen Ballkani-Slavia Prague në “Fadil Vokrri”

Formacionet zyrtare, ja si do përballen Ballkani-Slavia Prague në “Fadil Vokrri”!

Ballkani do të zhvillojë këtë të enjte sfidën, në letër, më të vështirë të fazës së grupeve të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës do të presë në “Fadil Vokrri” ekipin e Slavia Prague, sfidë që do të nisë në orën 21:00 dhe që do të mund ta ndiqni ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Ndërsa na ndan rreth një orë nga strati i këtij takimi trajnerët Daja dhe Trpisovsky kanë vendosur për formacionet si do nisë ky takim.

Ballkani do fitore

Ndeshja e sotme mes Ballkanit dhe Slavia Pragës me shumë mundësi do të tregojë nëse kampionët e Kosovës do të kenë apo jo shanse për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Konferencës, ku po marrin pjesë në fazën në grupe.

Humbja në shtëpi me Sivasporin ka komplikuar situatën por një sukses ndaj çekëve do të bënte që skuadra të ishte në lojë deri në ndeshjen e fundit që luan kundër Kluzh.

Trajneri Ilir Daja ka zgjedhur një formacion ofensiv, me treshen Korenica-Rrahmani-Krasniqi nga minuta e parë, duke tentuar që të godasë kundërshtarët që në start.

Ndërkohë, Jashanica dhe Emërllahu do të tentojnë të ndalin Peter Olainkën, kapitenin e çekëve i cili njeh mirë sidomos ish-futbollistin e Skënderbeut për shkak të viteve që ka luajtur përkrah tij te korçarët.

Ballkani i mobilizuar

Ballkani ka mobilizuar forcat vetëm për fitore ndaj skuadrës së njohur çeke, Slavia e Pragës.

Atmosferë e bukur në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ballkani synon fitoren e dytë në Grupin G të Conference League. 

Sivasspor kryeson me 7 pikë, pasojnë Cluj 7, Slavia 4 dhe Ballkani 4 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat