Lajm i mirë për Argjentinën, Dybala do të jetë i gatshëm për ‘Katar 2022’!
Një lajm i mirë vjen për Argjentinën. Ylli argjentinas i AS Romës, Paulo Dybala po rikuperohet më shumë që është menduar nga lëndimi i kofshës së majtë.
Argjentinasi sipas mediave italiane, po rikuperohet shumë shpejt nga dëmtimi i kofshës së majtë dhe ai mund të jetë i gatshëm në kohë për Kupën e Botës 2022.
Dybala gjatë verës që lamë pas iu bashkua Romës nga Juventusi, i cili ishte edhe transferimi më i madh i skuadrës së Jose Mourinhos.