Tirana do të përballet ndaj Kukësit, të dielën në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore.
Klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, u ka bërë me dije tifozëve çmimet e biletave për këtë ndeshje.
Biletat variojnë nga 300 lekë të reja në 1000 lekë të reja.
Një biletë për tribunën C, D, E, F dhe G do të kushtojë 300 lekë të reja.
Një biletë për tribunën H ku do të akomodohen tifozët e skuadrës së Erzenit do të kushtojë 300 lekë të reja.
Ndërsa një biletë në tribunat A dhe B do të kushtojë 1000 lekë të reja.