Anësori i Juventusit, Angel Di Maria raportohet se dëshiron që të në Rosario Central për të mbyllur karrierën e tij futbollistike.
Ish-asi i disa skuadrave elitare, pensionimin e mendon tek ish-klubi i tij amë.
Megjithatë, sipas mediave italiane, argjentinasi nuk do të largohet nga torinezët deri në fund të këtij sezoni.
“Angel DiMaria dëshiron të kthehet në Rosario Central për të përfunduar karrierën e tij atje.
Megjithatë, argjentinasi nuk do të largohet nga Juventusi në janar dhe të paktën deri në fund të sezonit do të mbetet lojtar i Juventusit”, shkruan ‘CorSport’.