Më 18 dhjetor do të zbulojmë se kush do të jetë kombëtarja kampione e Kupës së Botës 2022 në Katar, por ka dhe nga ata që po përpiqen të zbulojnë gjithçka akoma pa nisur kompeticioni.
BCA Research, duke krahasuar të dhënat e katër edicioneve të fundit të kampionateve botërore si dhe statistikat e lojtarëve të marra nga videoloja e FIFA-s, ka parashikuar se finalja do të jetë Argjentinë-Portugali, me Albiceleste të Lionel Messit që do të ngrejë trofeun pas gjuajtjeve të penalltive, duke lënë thatë Cristiano Ronaldon.
Sipas BCA Research, megjithëse Portugalia nuk përfshihet në listën e ekipeve kombëtare të preferuara, statistikat e shumë lojtarëve në klube (përveç CR7 ...) mes atyre që duhet të thirren nga trajneri Santos "kanë një ndikim të madh”.
Për këtë arsye, shpjegojnë studiuesit, luzitanianët do të arrijnë në finale ku do të gjejnë Argjentinën. Ka shumë të ngjarë që të shkojnë në penallti, me 77% të probabilitetit që Albiceleste të ngrejë trofeun e asaj që do të ishte Botërori i tretë në historinë e tyre.