Xavi: Fitoret do vijnë. Nëse jo, vjen trajneri i ri

Futboll

Xavi: Fitoret do vijnë. Nëse jo, vjen trajneri i ri

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 14:29
Xavi: Fitoret do vijnë. Nëse jo, vjen trajneri i ri

Xavi e përjetoi keq eliminimin nga Champions League, njësoj si lojtarët dhe tifozët e Barcelonës.

Gjithsesi, sezoni është i gjatë dhe ekipi katalanas do të garojë deri në fund për fitimin e titullit kampion dhe Europa League.

42-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me Barcelonën, drejtuesit kanë konfirmuar besimin kundrejt tij pas humbjes 0-3 ndaj Bayern Munchen, teksa vetë trajneri komentoi të ardhmen e tij dhe të skuadrës.

“Kam besim maksimal tek projekti i klubit. Këtë sezon synojmë të fitojmë tituj. Rezultatet pozitive do të vijnë. Nëse jo, atëherë do të vijë një trajner i ri”, theksoi ish-kapiteni i Barcelonës.

Më pas një koment për merkaton e janarit: “Bordi po punon në lidhje me këtë temë, por është ende herët për të folur rreth afrimeve të janarit.”

Skuadra katalanase renditet në vendin e dytë në La Liga. Reali kryesues është tri pikë larg, ndërkohë që sfida e radhës për Barçën është ndaj Valencias në “Mestalla”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat