Shumë skuadra potencialisht konkurruese dhe fituese, u eliminuan papritur në fazën e grupeve të Champions League.
Potenciali ekonomik i organikës së tyre është i frikshëm, por fusha e lojës thotë tjetër gjë.
E ka pësuar Barcelona, me një potencial të organikës prej 814 milionësh(sipas transfermarkt), e pafuqishme të përballojë një kundërshtar si Bayern si dhe bërja e llogarive në mënyrë të gabuar me një rival si Interi.
Një tjetër spanjolle, Atletico Madrid është detyruar të dalë jashtë, e braktisur edhe nga fati. Juventus me një potencial të konsiderueshëm, por asnjëherë bindës në fushën e lojës, aq më tepër në një kompeticion si Champions.
Renditja vazhdon me emra si Leverkusen, Ajax, Sevilla apo Rangers që i janë dorëzuar verdiktit të fushës.
RENDITJA
Barcelona 814 milionë
Atletico Madrid 612 milionë
Juventus 502 milionë
Bayer Leverkusen 470 milionë
Ajax 296 milionë
Sevilla, 277 milionë
Rangers 127 milionë
Celtic 108 milionë
Dinamo Zagreb 96 milionë
Copenhagen 68 milionë