Këtë fundjavë do të zhvillohen katër ndeshje të xhiros së 14-të të Superligës së futbollit, ndërsa derbi ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës është shtyrë shkaku i angazhimeve të ekipit nga Suhareka në garat evropiane.
Kësisoj, dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy tjera të dielën.
Drenica i shkon Ferizajt, derisa Malisheva e pret Trepçën ’89.
Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së 14-të në Superligë
Sipas orarit të ri, ndeshja që vlerësohet si më interesantja, mes Llapit dhe Dritës, do të zhvillohet të dielën.
Në po të njëjtën ditë do të takohen edhe Gjilani – Dukagjini.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet nga ora 13:00, teksa Federata e Futbollit e Kosovës ka zbuluar tashmë edhe emrat e zyrtarëve të caktuar për këto ndeshje.