Skuadra e Sileksit ka refuzuar kërkesën e Shkëndijës që të pranojnë tifozët e tyre Ballistët për ndeshjen e fundjavës në Kratovë.Vendësit arsyetohen se kanë vetëm një tribunë dhe se aty do të vendoset kamera për transmetimin e ndeshjes.
Pothuajse përgjigje të ngjashme, Shkëndija kishte marrë edhe nga Pobeda e Prilepit në fund të shtatorit.
Pas kësaj përgjigje kanë reaguar Ballistët e Shkëndijës.
Postimi i plotë i tyre pa ndërhyrje:
E keni bë ligën bajat!!!
Kërkesat tona për udhëtime janë të kota, duke na kthyer përgjigje amatore dhe qesharake!
Ashtu si edhe me Pobedën nga Prilepi ku me datë (28/09/2022) kërkuam praninë tonë në stadium, njejtë na bëhet ndalesë për në qytetin e Kratovës në ndeshjen Sileks – SHKËNDIJA e cila zhvillohet me datë (30/10/2022).
Bëjmë apel dhe kërkojmë nga të gjitha klubet që ta heqin këtë paranojë nga tifozët, po ashtu edhe nga të gjitha institucionet si ajo e federatës dhe ministrisë së punëve të mbrendshme që të angazhohen dhe të profesionalizohen për një organizim të një ndeshjeje futbolli!
FUTBOLLI PËR TIFOZË, JO PËR BIZNES !!!