Liqeni e mbyll aventurën në Ligën e Kampionëve

Futboll

Liqeni e mbyll aventurën në Ligën e Kampionëve

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 00:28
Liqen

Liqeni ka pësuar humbje në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin 6 në “Main Round” të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e Kosovës u mposhtën nga skuadra bjelloruse, Stalista Minsk, me rezultatin 6:2.

Edhe kjo ndeshje, si të tjerat e këtij grupi, u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Sebastian Camilo Sanchez Nagles dhe Valon Brahimi shënuan për skuadrën nga Drenasit, kurse golat e fitores për bjellorusët u shënuan nga Dimitri Svedko, Aliaksandr Umpirovich (dy gola), Maxim Trofimovich, Vladimir Zhigalko dhe Artem Kozel.

Skuadra polake, Piast Gliwice, ka kaluar tutje nga Grupi 6 me 9 pikë – duke fituar të tri ndeshjet në kryeqytetin kosovar.

Me nga tri pikë u pajtuan Stalista Minsk, Gentofte dhe Liqeni. Skuadra jonë u rendit e fundit.

Kujtojmë se Liqeni kishte shënuar fitore 4:3 në ndeshjen e parë kundër Gentoftes nga Danimarka, kurse pësoi humbje në ndeshjen e dytë nga Piast Gliwice me rezultatin 9:3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat