Calciopoli i vitit 2006, është një nga faqet më të errëta në historinë e futbollit italian. Klube të mëdha si Juventus apo Milan rezultuan të përfshira në të dhe penalizimet nuk munguan, madje me bardhezinjtë që zbritën në Serie B.
Së fundmi, presidenti i Interit në atë kohë,
Massimo Moratti është rikthyer të flasë për këtë temë duke theksuar se klubi i tij ishte viktima. Sipas Morattit, sistemi kishte parashikuar që të fitonte Juventusi dhe këtë nëse nuk bënin torinezët, atëherë të fitonte Milani, por kurrë Interi i tij.
“Serie A ishte e manipuluar dhe Interi ishte viktima.
Duhej të fitonte me patjetër Juventusi dhe nëse nuk ia dilnin ata, atëherë ishte Milani në rradhë. Një turp i madh sepse forma më e rëndë e pandershmërisë është të mashtrosh mbi ndjenjat e njerëzve”, u shpreh Moratti.